FOTO/ Fisi indian vret me shigjeta 27-vjeçarin amerikan që u shkoi në ishull

Një i ri amerikan është vrarë nga një fis i rrezikshëm i quajtur Andaman në Indi. Peshkatarët që e morën të riun në ishullin “North Sentinel”, thanë se anëtarët e këtij fisi e qëlluan me shigjeta dhe e braktisën trupin e tij në plazh. Amerikani është identifikuar si John Allen Chau 27 vjeç nga Alabama. Fiset Andaman jetojnë totalisht të izoluar nga bota e jashtme për shkak të rreziqeve nga sëmundjet. 7 peshkatarë janë arrestuar, të cilët i ofruan transport ilegal të riut në ishullin ku banojnë fiset Andaman. Në vitin 2017, qeveria indiane nxori një ligj që ndalon fotografimin apo videot ndaj pjesëtarëve të këtyre fiseve. Në rast të kundërt, kjo dënohet me burgim deri në 3 vite.

1 2 3 4 5 6 7