Kandidati për kreun e bashkisë, publikon pjesë të programit të tij/ Ndocaj: Lezha do të jetë model i zhvillimit ekonomik dhe i një vizioni të qëndrueshëm

Duket një javë intensive kjo për kreun e PBDKSH, Eduart Ndocajn, i cili përmes rrjeteve sociale, ka zgjedhur të komunikojë me ndjekësit, duke publikuar pjesë të programit të tij, të cilin e ka të përgatitur në kuadër të kandidimit për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2019, ku Ndocaj prej kohësh e ka shpallur publikisht, se ai do të jetë një nga kandidatët e mundshëm për kreun e bashkisë së Lezhës.

Në këtë publikim, Ndocaj ka zgjedhur të publikojë aspekte të ndryshme të vizionit të tij, duke i përmbledhur në kapituj të ndryshëm, të cilat janë të konsultuara me ekspertë të fushave dhe njohës të pushtetit lokal.

Më poshtë ndiqni ndiqni disa nga pikat kryesore të programit për infrastrukurën dhe bujqësinë të cilin “kaubojsi” e ofron si model të zhvillimit ekonomik dhe të një vizioni të qëndrueshëm për Lezhën dhe hapësirën e saj.

Programi për infrastrukturën & bujqësinë:
1. Brenda 4 viteve çdo fshat do të ketë rrugë të asfaltuara dhe qendra të ndriçuara, ku ndriçimi do të jetë me panele diellore.
2. Do të rikonstruktojmë kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha në Lezhë, që të evitohen përmbytjet e qytetit.
3. Do të ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave do të jetë falas.
4. Do të pastrojmë të gjitha kanalet kulluese në administrim të bashkisë.
5. Do të ndërtojmë kanale vaditëse që mbulojnë të gjitha fshatrat e Lezhës
6. Çdo familje në fshat që s’ka njeri të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin e tokës.
7. Do të ndërtojmë tregun e ri me fonde të Bashkimit Europian siç është në Tiranë dhe do të ulim me 30% tarifën aktuale për tregtarët.

8.Sistemi i ndriçimit me panele diellore për rrugët e rikontsrukuara, furnizimi me ndriçimin rrugor urban ose projekte të tjera të mëdha bashkiake me porosi 20 copë. Monokristalina e integruar ilic panel diellor, fluksi total i ndriçues 11100lm. (CPSL01 Referenca Çmimi: nga 215-615 USD ose ne euro € 200 deri ne €500 euro copa ) projekti falas dhe financohet 80% nga bashkimi europian.

VOTONI EDUART NDOCAJ ME 3O QESHO 2019 PER KRYEBASHKIAK TE LEZHES !