Lajmi mbi kandidimin e Pjerin Ndreut për kryebashkiak të Lezhës, komenton Eduart Ndocaj: Hienat rilindase ngushëllojnë veten duke ëndërruar stafetën e kryebashkiakut nga njëri polic tek tjetri

Eduart Ndocaj, sërish ka patur komentin e tij rreth zyrtarizmit të kandidaturës së Pjerin Ndreut si kandidat i PS për kryebashkiak i Lezhës, duke e konsideruar të padenjë për këtë komunitet, ndaj dhe në vijim të komentit të tij, Ndocaj, ka nënvizuar faktin se është koha e një “Besëlidhje” të re, ku qytetarët duhet të orientohen në principet dhe vlerat morale që ofrojnë kandidatët në garën për kryebashkiak të Lezhës.

Më tej, Ndocaj ka shigjetuar dhe portale të caktuara, të cilat janë të përfshira në pislojën e pushtetit mavi dhe të ekzaltuara, e servirën këtë lajm, si shpëtim për Lezhën dhe banorët e saj, duke harruar se polici Pjerin Nderu është prej më shumë se një viti deputet i kësaj zone dhe asgjë nuk ka bërë për të përfaqësuar problematikat e pafundme të banorëve të saj.

Ndiqni të plotë komentin e Ndocajt:

Sot portalet hiena në sherbim të pushtetit banditesk-mavi shpërdanë lajmin e zi e të pritshëm se polici Pjerin Ndreu do të kandidohet nga PS për kryebashkiak në Lezhë. Të ekzaltuar nga ky kandidim i padenjë, hienat rilindase ngushëllojnë veten duke ëndërruar stafetën e kryebashkiakut nga njëri polic tek tjetri. Mjerë hienat e mavijosuara rilindase, të cilat kujtojnë se gjatë dimrit do të arrijnë të shqyejnë mendjen e lezhianëve me premtime boshe.

Kurrë!

I garantoj lezhianët, se viti zgjedhor 2019, do të jetë VIT HISTORIK VOTIMESH. Jemi përpara një “Besëlidhjeje të Re”, midis Eduart Ndocajt dhe qytetarëve lezhianë. Nga kjo “Besëlidhje e Re” do të lindë edhe njëherë aleanca ndërmjet pushtetit lokal me mbarë komunitetin. Unë, Eduart Ndocaj, ju siguroj se do të jem në shërbimin tuaj për ti kthyer Lezhës dinjitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm për qytetin që hyri në historinë e lavdishme shqiptare para 5 shekuj. Zgjedhjet e 2019-s janë rasti ideal për të krijuar “Besëlidhjen” Bashki-Komunitet.