Lezhë/ Një ish-drejtues i PS, i shkruan mikut të tij Eduart Ndocaj: “Rilindja” njollosi Lezhën, me përfaqësues të inkriminuar. Për shkak të këtyre është bërë një qytet i pabanuar dhe pa asnjë perspektivë, për ne, dhe pa të ardhme për fëmijet tanë

I nderuar Eduart,

Une qe ju shkruaj jam nje ish drejtues i rendesishem i PS-s ne Lezhe, te asaj partie qe na bashkoje te gjitheve ne 2013 per te ndryshuar Shqiperine, per ta bere ate europiane.

Une, ne dallim me ty, isha nje politikane i vjeter i PS-se, sepse kisha me shume se 20 vjet qe merresha me politike. Kush e di sa here kam ngrene shkelma bytheve nga policet, kur protestonim per me shume te drejta. Kush e di sa here kam shkuar ne Tirane per te marre pjese ne mitingje qe na thirrte Rama e kush e di sa here kam met rrugeve, sepse na merrnin ne Tirane ne miting e nuk na kthenin perseri ne Lezhe.

Eduart, ne 2013 tek ju pashe nje djale te thjeshte, punetor. E di se jeni lodhur shume ne 2013 per te bere rotacioni politik. Ne ate kohe si une dhe ti besonim tek Rama. Ti ndoshta me shume, se vije nga biznesi dhe nga emigracioni e une ndoshta me pak se e kisha njohur me pare ate, edhe ne zgjedhjet e 2009.

Ti u largove nga PS-ja dhe mire bere, sepse pas 2013 e dime mire te dy cfare ndodhi me PS-ne e Lezhes. Aty u bone drejtues njerez te inkriminuar dhe nuk kishte vend per nje intelektual si une dhe per nje sipermarres punetor e te ndershem si ti.

Ti u largove e ndersa mua me larguan dhe me izoluan. Te dy, si une dhe ti, ishim te tepert sepse nuk benim kompromise, nuk benim pazare. Si une dhe ti, besonim tek Shqiperia Europiane, por Lezha nga 2013 e deri me sot eshte nje turp dhe nje njolle qe do te duhet shume kohe te pastrohet.

Me vjen neveri dhe keqardhje kur shikoj nga te dyja krahet se kush jane perfaqesuesit tane ne Lezhe e kush duhet te jene prape kandidaturat per Lezhen.

Une, uroj shume dhe jo publikisht do te mbeshtes kandidaturen tuaj per Kryetar te Lezhes. Te dyja krahet, si kandidatura e PD LSI dhe PS nuk kane as moralin as pastertin te kerkojne voten e lezhjaneve. Boll jane tallur me ne dhe me te ardhmen e femijeve tane.

Lezha per shkak te ketyre eshte bere nje qytet i pabanuar dhe pa asnje perspektive per ne dhe pa te ardhme per femijet tane.

Ti ndoshta nuk je politikan e kjo eshte arsye me shume per te votuar e per te mbeshtetur tan lezhjanet se na eshte nxi jeta me keta politikane specialiste qe mendojne vetem per xhepat dhe shtepite e tyre.

Ti je djale punetor, i sinqert e mbi te gjitha lezhjane e per kete arsye meriton mbeshtetjen e lezhjaneve per kreun e Bashkise.

Don Zoti me besimin e lezhjaneve fiton e keshtu shpetojme edhe ne nga keta maskarenj me kollare qe kane 20 vjet qe na perbuzin dhe na vjedhin.

Ish drejtues i PS-se ne Lezhes

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj