Lezhë/ Prej dy ditësh shumë fshatra pa energji elektrike, reagon Eduart Ndocaj: Ky institucion keqmenaxhohet dhe ndërprerjet janë të qëllimshme, për të mbuluar humbjet në rrjet

 

Problemet e shumta mbi keqmenaxhimin e OSHEE-së në Lezhë janë evidente dhe të herëpashershme, duke krijuar situata mjaft irrituese për qytatrët dhe abonentët e ndryshëm. Reagimet e qytetarve mbi keqmenaxhimin e kësaj ndërmarrjeje në Lezhë, askush nuk i merr në konsideratë, duke krijuar një rast të paprecentë të papërgjeshmërisë institucionale.

Kësaj radhe, reagimi vjen përmes kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili evidenton mungesën e energjisë prej dy ditësh në shumë fshatra të Lezhës, duke aluduar se kjo është e qëllimshme nga ana e drejtuesve të OSHEE-së, të cilët përmes këtij mekanizmi përpiqen të fshehin humbjet e shumta në rrjet të cilat vijnë nga paaftësia e mirëmenaxhimit të këtij institucioni.

Ndër të tjera Ndocaj, shkruan:

Fshatrat Manati, Zejmen, Spiten, Tresh, Pllanë, Markatomaj, Murrizë, Grykë- Manati të Lezhës që prej dy ditësh janë në errësirë totale.
Kjo situatë ndodh shpesh për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik dhe mos mbajtjes së premtimit të këtyre hajdutëve të rilindjes. 
Ky black-out ka irrituar banorët si pasojë e mungesës së vazhdueshme të energjisë.
Disa banorë, megjithatë, i arsyetojnë ndryshe këto ndërprerje; ata mendojnë se kjo bëhet qëllimisht nga OSHEE për të mbuluar humbjet në rrjet e per te mbushur xhepat e hajdutëve.