Lezhë/Zyrtarizimi i Pjerin Ndreut, reagon Eduart Ndocaj: “Cubi” që vërdalloset nga një zonë në tjetrën, duke patur pikësynim vjedhjen e pasurive të qytetarëve kudo ku shkon. Asnjë votë për këtë kandidaturë që nuk përfaqëson Lezhën dhe qytetarinë e saj

Përmes një deklarate të fuqishme, kreu i PBDKSH Eduart Ndocaj, pasi u njoh me zyrtarizimin e kandidaturës së PS për kryebashkiak të Lezhës, shpreh indinjatën e tij për poshtërimin që Edi Rama vazhdon ti bëjë banorëve të kësaj bashkie, duke u serivur figura, të cilat në backgroundin e tyre nuk asnjë asnjë shërbim për komunitetin, por thjeshtë shquhen si banditë dhe mendjen e kanë tek vjedhja e pronave të qytetarëve lezhianë.

Z.Ndocaj, përmes kësaj deklarate, u kërkon qyetarëve lezhianë ti japin një mësim të mirë këtij servili, i cili vërdalloset sa nga një zonë në tjetrën duke bërë “cubin” dhe duke u munduar të vjedhë ndonjë gjë nga pasuritë e zonave ku ai kandidon.

Për më shumë ndiqni të plotë deklaratën e kreut të PBDKSH:

Të dashur bashkëqyetarë të Lezhës!
Rama dhe shpura e tij kriminale, ende vazhdojnë të poshtërojnë vlerat e komunitetit tonë, duke serivur në përfaqësime të ndryshme individë me të kaluar të errët dhe me një veprimtari aspak të denjë për standardin qytetar të Lezhës.
Sot, opinoni qytetar mësoi zyrtarizimin e Pjerin Ndreut, si kandidat i Partisë Socialiste për kreun e bashkisë Lezhë, lajm jashtëzakonisht i keq për pritshmëritë e lezhianëve, të cilët kanë 5 vite që poshtërohen nga Rama dhe sekti i tij politik.
Nuk është rastësi, që këta servilë të pispillosur, pa asnjë kontribut dhe shërbim në dobi të komunitetit të serviren si kandidatë, pasi filozofia e Ramës dhe qasja që ai ka ndaj zonave të tilla, si Lezha, është modeli i qeverisjes me banditë.
Bashkëqytetarë të nderuar!
Ne nuk meritojmë të poshtërohemi me kandidatura të tilla, të cilat vërdallosen sa në një zonë në tjetërn, duke patur pikësynim vjedhjen dhe grabitjen e pasurive kudo ku shkojnë. Edhe pse polici Ndreu gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë deputet i Lezhës, asnjëherë nuk e ka ngritur zërin në drejtim të zgjidhjes së problematikave tuaj, por përkundrazi është shfaqur si dordoloc në krah të kryeministrit duke servirur madhështinë e servilizmit dhe të pafytyrësisë së tij.
Kjo kandidaturë, që u imponohet qytetarëve lezhianë me prepotencën dhe arrogancën e partisë që zhbëri vlerat e përfaqësimit të komunitetit tonë, do të marrë një mësim të mirë më 30 qershor 2019, pasi vlerat e komunitetit lezhian nuk ia mundësojnë dhënien e mandatit një “cubi” që politikën e ngatërron me mjedisin e bandave ku ai vepron, ndaj dhe u bëj thirrje të gjithë lezhianëve të ndershëm, qytetarisë shembullore dhe vlerave të patjetërsueshme që ka komuniteti ynë, të mos cojnë dëm asnë votë për këtë kandidadurë, e cila do mbahet mend gjatë si kandidatura më e zezë dhe më tallëse për Lezhën dhe qytetarët e saj.