NGA AGRON PREBIBAJ: DIOÇEZA E SAPES, NDRIN PËRMBI DRIN (Me avokatin e kishës katolike Dhimiter Muslia)

Njëra nga Dioçezat e botës katolike shqiptare është ajo e Sapes e vendosur gjithkund përmbi Drin e përmbi lumenj e veshur me pyje të lehta e të forta deri tek ato të ahut, bukuria e shtrirjes së hartës së saj është se fillon nga lartësia 25 m mbi nivelin e detit për të arritur deri në 1300 m ose më mirë lartësinë më të madhe e ka kisha katolike në Curraj Eper 800 m mbi nivelin e detit.
Kjo Dioçezë ka 950 vite jetëgjatësi e vërtetuar kjo nga Annuari i selisë së shënjtë në Vatikan, sot ajo e ka harten e saj të nisur nga Laçi i Vau Dejes, Puka, Fushë Arrez, Kukes, Has dhe Tropojë me një numër besimtarësh të regjistruar në kishë në vitin 2005 mbi 76.000 besimtarë.
Kjo Dioçezë pavarësisht se në hartën e saj të shtrirë shumë mirë në disa nga qytetet siç është Kukësi, Hasi dhe Bajram Curri nuk rezulton të ketë besimtarë katolikë dhe as kishë, ndërsa dendësia është në Pukë ku zotëron më shumë se 85 % e popullsisë të jetë katolike, Fushë Arrëz rreth 95 %, kurse të vendosur kemi në Lekbibaj e Cerrnice të Tropojës përfshirë këtu edhe Vau i Dejes, pra kemi një popullsi të kësaj Dioçeze 50 % me 50 % katolike dhe myslimane.
Në një kafe me mikun tim avokatin Dhimiter Muslia një personalitet i drejtësisë shqiptare bashkëpunues i afërt i kishës katolike po e pyesja për Dioçezen prej andej nga vij dhe unë.
Avokat Dhimitri më spjegoi se tashmë këtë kishë e drejton Monsinjor Simon Kulli një personalitet mjaft i respektuar nga bota katolike, mjaft i dashur dhe miqësor me të gjithë komunitetin.
Si ndihesh i them unë Dhimitrit me klerin: -Ai më përgjigjet, i gëzueshëm, i besuar dhe shumë i kënaqur, kur shkoj në kishë jam si në shtëpinë e Zotit.
Një ngacmim tjetër i imi për Dhimitrin pranë kishës ishte zhvillimi i debatit dhe marrdheniet mes tyre; -Ai vazhdon duke më thënë se unë kam marrdhënie të shkëlqyera me secilin prift por nganjëherë debatoj edhe ashpër dhe qëndrimet e mia vijnë për mos mbështetjen e komunitetit katolik në përfaqësimin e pushtetit, unë këtu po sjell vetem dy raporte, njërin nga bashkia e Tiranës ku nuk kemi vetem 0.8 % katolikë të punësuar dhe tjetrin në bashkinë Kamez ku kemi vetem 1.1 % me një popullsi 120.000 banorë katolikë në Qarkun Tiranë, pra siç shikohet kemi një mos përfillje ndaj komunitetit qëndrestarë të kombit.
Po ashtu vazhdon Dhimitri nuk kemi përfaqësues as në parlament nga asnjëri krah politik në Qarkun Tiranë, por aty shikoj pa kurrfarë xhelozie përfaqësimin maksimal të komunitetit ortodoks. Më pas në bisedë avokati Muslia thekson se Dioçeza e Sapes jep kontribute familjeve në nevojë, shkolla, kopshte e së fundmi një ndihmë shumë e veçantë për rrugën Curraj Eper.
E kisha mësuar më parë se Dhimitri kishte qënë i propozuar nga Konferenca Ipeshkvnore si përfaqësues i komunitetit katolik për kultet por ajo ju kishte refuzuar si besimtar praktikant që mbron me nacionalizëm të fortë kishën katolike, çka do të thotë nuk duhet jesh besimtar ose kapur, vertete nje Shqipri hesapi e kaumfluar nga anti-Zoti.
Gjithashtu mësova nga Dhimitri se kisha katolike shqiptare gjithnjë ka lobuar dhe po lobon fort për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Nuk mund të lë pa veçuar se Vatikani në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit në pritjen solemne ka ftuar të gjithë përsonalitetet e botës, një vlerësim mjaft i madh për Shqipërinë dhe heroin tonë kombëtar.
Në vijmësi Dhimitri vazhdon se kisha katolike ka: Don Bosko – shkollim e dituri, Nënë Tereza – ndihma dhe arsimin, Karitas – ndihma e trajnime e shtëpi, Kryqi i Kuq gjithashtu, të cilat ndihmojnë pa kurrëfarë paragjykimi fetar, kjo e lartëson kishën tonë katolike.

(në foto: autori, Dioçeza e Sapes dhe av. Dhimiter Muslia)