Rruga e varrezave të fshatit Pllanë, Ndocaj bën premtimin e duhur: Unë kam të gatshëm projektin dhe financimin e saj të garantuar. Të marrim sëbashku bashkinë, për të realizuar cdo premtim bashkërisht

Duket një fillimjave intesive kjo për kreun e PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes një postimi në profilin e tij facebook, ka zgjedhur t’u komunikojë banorëve të fshatit Pllanë, njësia administrative Zejmen, projektin e tij të gatshëm për rehabilitimin e rrugës së varrezave të këtij fshati.

Ndocaj, në kuadër të shpalljes së kandidaturës së tij për kreun e bashkisë Lezhë, është mjaft aktiv në komunikim me qytetarët, duke prezantuar një program vërtet ambicioz për transformimin e kësaj bashkie në një qendër të zhvillimit ekonomik.

Ja publikimi i sotëm, i cili u vjen banorëve të këtij fshati si një lajm i mirë, pasi prej 28 vitesh këtyre banorëve u është premtuar dicka e tillë, por asnjëherë drejtuesit e ndryshëm nuk e kanë realizuar:

RRUGA E VARREZAVE TE FSHATIT PLLANË
Rindërtimi i rrugës së varrezave të fshatit Pllanë në njësinë administrative Zejmen është një rruge e domosdoshme, nga rruga kryesore deri tek varrezat e fshatit. E premtuar në 28 vite, nga të dy palët e drejtuesve PD e PS dhe ato Hajdudët e LSI, kjo rrugë i shërben të gjtha familjeve për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre.
Unë kam të gatshëm projektin dhe financimin e saj të garantuar:
1. gërmimi, rrafshimi dhe rrulimi i qakullit 600 metra lineare për 4 metra gjerësi;

2. shtresa cob asfalto, gjatësia 600 metra lineare 10cm dhe gjerësia 4 metra;

Totali investim për këtë fshat është:
Totali euro: € 200.000.00
Totali në lekë: rreth £250 milion lekë të reja

TË DASHUR BASHKËQYTERARË TE FSHATIT PLLANË! KJO DO TË JETË NJE PUNË QË DO TË REALIZOHET NË PAK MUAJ MAS MARRJES SË MANDATIT TIM NË KRYE TË BASHKISË.
JU KERKOJ NDIHMËN TUAJ, TA MARRIM BASHKINË SËBASHKU PËR TË REALIZUAR CDO PREMTIM BASHKËRISHT!
VOTONI EDUART NDOCAJ PËR LEZHËN, ME DATË 30 QESHOR 2019!