SKËNDER PERPEPAJ, SHËMBULL REFERENCE PËR SHOQËRINË TONË

Nga, Agron Prebibaj

Përcjellja, përkushtimi dhe garancia stabile e ardhur prej Skender Perpepaj nga Londra për rrugën e vendlindjes atë të Curraj Eper duhet gjithëpranuar si dhuratë e Zotit për shoqërinë tonë mjaft e ftohur si dhe e përfshirë në nevojë.
Në fakt Skender Perpepaj rrjedh nga familja e magazinës së mendjes jo vetëm të Currajve por të Malësisë për rreth atij të Kukel Ndout i cili mbetet përjetësisht referenca e të zgjuarve dhe atyre që shkruajnë.

Është fat prej Zotit kur brezat pasohen mirë e me ndriçim, sikurse është humbje për shoqërinë kur brezat bien e shkunden për të mos dhënë asgjë të vyer për të sotmen, kur kemi këto dy paralele njëra mirëpërcjellja e brezave kur ata janë pozitiv e kolloz e tjetra keqpërcjellja e brezave për të lëshuar pozitiven e të parëve.
Shikimi i gjithkujt nga Skender Perpepaj është çasje dhe shembull reference për shoqërinë tonë të trazuar e të tulatur, pasi Ai jo vetëm sjell njerëzoren e qytetarinë e vet por është transmetuesi më i shkëlqyer i gjenezës së tij ndër breza, një krenari që sot shëmbëllen pak.
Rruga më e fortë e vrapimit tonë shqiptar ajo e Curraj Eper me patjetër se do të kishte ideuesit e organizatorët e saj porse duhej një garant për ta çuar në vend këtë vepër, ishte Skenderi me burrërinë dhe mençurinë e tij i cili vendosi të shndërrohet në atleti më i madh shqiptar së paku në këtë çerek shekulli.
Pasi Skender Perpepaj merr sigurinë e bashkëpunimit nga bashkëpunëtorët edhe ai jep garancinë për kapërcimin e pengesave e për ta bërë realitetomakinën në Curraj Eper, vendosmërisht për tu shndërruar një shërbesë e ushqyerje e shëndoshë në nacionalizëm për brezat.
Vendosmeria dhe garancia për rrugën e parë shqiptare vullnetmirë e vullnetpërbashkët e vendos Skender Perpepajn në krye të listës si vrapuesi më i fortë shqiptar i cili nuk i ndjek punimet nga Londra por çdo dhjetë ditë të jetë tek rruga, tek amaneti e te siguria me bashkëpunëtorët.

Tashmë makina në Curraj Eper realitet. Bac u kry!

(Në foto Skender Perpepaj).

Përgatiti Agron Prebibaj