Sondazhet për Bashkinë Lezhë/ Eduart Ndocaj: Bashkërisht, do të bëjmë më të mirën për Lezhën, dh do t’ia dalim për t’i rikthyer shpresën këtij qyteti dhe kësaj bashkie, duke krijuar një dimension të ri të zhvillimit ekonomik

Sondazhet e shumta që po realizohen në bashkinë Lezhë, përmes mediave dhe mekanizmve të tjerë të shoqërisë civile, duket sikur “paralajmërojnë” një surprizë në zgjedhjet e ardhshme vendore, ku kandidatët e përfolur të dy partive të mëdha janë në inferioritet përballë uraganit Ndocaj. Kjo dukuri, është më se e shpjegueshme, pasi kandidati i PBDKSH, Eduart Ndocaj, përpos mbështetjes së madhe që gëzon në Lezhë, ka prezantuar dhe pjesë të ndryshme të programit të tij, duke e bërë atë një kandidat potencial me mbështetje të gjerë në radhët e votuesve lezhianë. Ndocaj, ka gjetur rastin që përmes profilit të tij facebook, të ironizojë rivalët e tij të përfolur, si dhe të apelojë bashkëqytetarët për mbështetje, pasi “bashkërisht do mund t’ia dalim”, mbyll postimin e tij, Eduart Ndocaj:

Ja publikimi i plotë:

Pesë sondazhe të bëra në këto muaj, katër më nxjerrin fitues dhe një tjetër “kokë më kokë” me PD-në. Ju falënderoj cdo lezhian e lezhiane që po beson tek Eduart Ndocaj, tek ndryshimi, tek shpresa e fundit për të larguar nga Lezha keto hajdutë të babëzitur. Asgjë nuk e ndalon fuqinë e qytetërve lezhianë për të besuar tek shpresa dhe vullneti i tyre për një administrim më të mirë të institucionit të bashkisë, i cili nuk duhet trajtuar si mundësi pasurimi dhe zhvatjeje të takspaguesve. Ne, bashkërisht, do të bëjmë më të mirën për Lezhën, dhe po bashkërisht do t’ia dalim për t’i rikthyer shpresën këtij qyteti dhe kësaj bashkie, duke krijuar një dimension të ri të zhvillimit ekonomik dhe të shfrytëzimit të resurseve në dobi të qytetarëve.

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj

Fotografia e Eduart Ndocaj