Eduart Ndocaj, kreu i PBDKSH, përmes një video-deklaratë është shprehur sot në mëbshtetje të protestës së studentëve shqiptarë, të cilët prej disa ditësh po ngrejnë zërin e tyre kundër tarifave të larta të vendosura nga Ministria e Arsimit.
Në këto 28 vite, – shpreh Ndocaj, rinia shqiptare, studentët shqiptarë janë përballur me denigrimin dhe me mohimin total të vlerave dhe enrgjive të tyre jetësore, duke u vrarë shpresën dhe ëndrrën për një ejët më të mirë në vendin e tyre.

Ndocaj, shfrytëzoi dhe njëherë rastin t’u bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen hovshëm dhe të largojnë sa më parë këtë qeverisje nga drejtimi i vendit, pasi cdo ditë e Edi Ramës si kryeministër është me pasoja për vendin dhe të ardhmen tonë, do të nënvizonte në deklaratën e tij, Eduart Ndocaj.

Ky është një kryeministër paranojak, vazhdon më tej Ndocaj në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale;- që ka urrejtje për qytetarët e vendit, ndaj dhe ne duhet të bashkohemi për ta larguar nga qeverisja e vendit, sepse shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga një njeri që fyen, denigron dhe poshtëron popullin e tij.

Studentët janë ardhmëria e intelektuale e vendit, ndonëse kryeministri ynë pati kurajon ti fyente. Të solidarizohemi me studentët deri ën përmbushjen e kërkesave të tyre të drejta, si dhe të unifikuar të rezistojmë përballë këtij kryeministri, i cili tashmë e ka humbur legjitimitetin për të qeverisur vendin.

Ndiqeni video-deklaramin e plotë të z. Ndocaj:

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Thursday, 6 December 2018