Situata kaotike ndër radhët e studentëve protestues, ku ditën e djeshme u shfaqën ca përplasje në mesin e tyre, ku bëri zhumrë mediatike prezenca dhe përzënia nga protesta e disa figurave universitare, që prej kohësh kishin shfaqur pikëpamjet e tyre ekstremiste të majta, e ka bërë protestën të ekspozuar karshi shumë faktorëve që duan dështimin e saj.

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, përmes një shënimi të shkurtër dhe domethënës në rrjetet sociale, u ka kërkuar studentëve të qëndrojnë të bashkuar, si dhe të përzënë nga radhët e tyre përfaqësuesit e partive politike që synojnë kontrollin e protestës.

Ndocaj, i njohur dhe i rreshtuar publikisht në mbështetje të kësaj proteste, u ka dhënë një porosi studentëve pjesëmarrës në këtë protestë, duke u kërkuar vazhdimësinë e protestës, por të largojnë menjëherë nga radhët e tyre personat që tashmë janë identifikuar nga opinionin publik si ekstremistë të majtë. Këta persona tentuan të përcanin protestën, shprehet Ndocaj, por nuk ia dolën, sepse kauza juaj është e drejtë dhe është ndër të vetmet kazua të këtyre dydekadave që gjen mbështetje kaq të gjerë në shoqërinë shqiptare.

Këtë shënim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ndocaj e publikoi në kaudër të një fotoje të bërë virale në rrjete të ndryshme, ku disa nga pedagogët që u shfaqën në mesin e studentëve, shihen teksa bëjnë homazhe tek varri i Qemal Stafës, si një lloj betimi për vazhdimësinë e ideve të tij. Këta të rinjë, tentuan ditën e shtunë të përcanin protestën, por ndërhyrja e studentëve evitoi dështimin e kësaj proteste, e cila duhet thënë se deri më tani ka lëshuar mesazhe të forta për politikën dhe shoqërinë shqiptare

Ja publikimi i Ndocajt, me mesazhin e shpërndarë për të rinjtë protestues:

Qorri me shurdhin dhe memecin, këlyshtë e Erion Velajt dhe antistudentët që prishën protestën e liqenit para ca muajsh dhe tani duan të prishin protestën e studentëve këto tre këlyshë komunistësh, ja ku ekspozohen te varri i Qemal Stefës këta komunistët e Veliajt duan të futen në lojë.
Të dashur studentë nxirrni për leckash këto këlyshë bastardë, si të Veliajt apo PS të PD e LSI që ju duan të nënshtruar dhe në mizerie.