16 fakte interesante që nuk i keni ditur deri tani!

– Vetën 10 përqind e të gjitha qenieve njerëzore të lindura në këtë botë, janë gjallë në këtë moment.

– Çdo vit më shumë se 1 milionë tërmete tronditin Tokën.

– Kur vullkani Krakatu në Indonezi shpërtheu në vitin 1883, forca e tij qe aq e madhe sa që zhurma që shkaktoi mund të dëgjohej deri 4.800 kilometra larg në Australi.

– Kokrra e breshërit me e madhë në botë peshonte mbi 1 kg, dhe ka rënë në Bangladesh në vitin 1986.

– Çdo sekondë rreth 100 rrufe godasin Tokën.

– ADN-ja u zbulua fillimisht në vitin 1869 nga zvicerani Friedrih Mishler.

– Gjirafat flenë shpesh vetëm 20 minuta në çdo 24 orë. Ato mund të flenë maksimumi deri në 2 orë (me intervale dhe jo në një kohë), por kjo ndodh rrallë. Gjirafat nuk shtrihen kurrë përtokë.

– Pa shtresën e tij të mukusit, stomaku ynë do të treste veten.

– Një qelize të vetme gjaku i duhen rreth 60 sekonda për të bërë një xhiro të plotë në trupin e njeriut.

– Plagët e infektuara me krimba shërohet më shpejt, dhe pa përhapjen e gangrenës apo infeksioneve të tjera.

– Ekzistojnë më shumë organizma të gjalla mbi lëkurën e çdo njeriu, sesa njerëz mbi sipërfaqen e globit.

– Balena gri migron çdo vit 12.500 milje nga Artiku në Meksikë dhe anasjelltas.

– Koalat flenë mesatarisht 22 orë në ditë, ndërsa rrinë zgjuar vetëm 2 orët e mbetura.

– Yjet neutrone janë kaq të dendur, sa që një lugë çaji do të peshojë më shumë se të gjithë njerëzit mbi Tokë.

– Një në çdo 2000 foshnje lind me një dhëmb.

– Çdo orë që kalon universi zgjerohet me 1 miliardë milje në të gjitha drejtimet.