2 gjërat e vetme që nuk duhet të bëni nëse ju del gjumi natën

Zgjimi në mes të natës, ndërkohë që ke për t’u ngritur herët në mëngjes është ndër eksperiencat më frustruese.

Të dëshpëruar për të rënë në gjumë sërish për të vazhduar ditën e nesërme, shumë prej nesh rrotullohen e rrotullohen nëpër shtrat.

Disa e shikojnë orën gjatë tërë kohës në telefonat e tyre, ndërsa disa të tjerë zgjohen për të marrë një gotë me ujë.

Mirëpo studiuesit kanë thënë se këto janë dy gjërat që duhet t’i evitoni së praktikuari nëse doni të flini mirë, shkruan Daily Mail.

Të shohësh në ekranin e telefonit ndërkohë që sapo je zgjuar dhe të ngrihesh për të marrë një gotë ujë, janë dy veprimet që do t’ua bëjnë më të vështirë fjetjen sërish, veçanërisht atyre personave që kanë probleme me gjumin.

Sigurohuni që telefoni ta lini shumë larg dhe gotën e ujit te komodina, për të mos i rezistuar dot tundimit!