2 RECETAT QË PO BËJNË ‘NAMIN’ NË ITALI/ ALTINI I “MRIZIT TË ZANAVE” MES YJEVE TË KUZHINËS BOTËRORE

Altin Prenga

Altin Prenga ose Altini i “Mrizit të Zanave” siç e njeh gjithkush, na bën sërish krenarë.

48412496_386393195441707_2754996983788732416_n.jpg

Në Itali sapo është publikuar ky libër me 227 receta gatimi, dhe 78 masterchefa me yjet e kuzhinës botërore. Mes tyre, është edhe Altin Prenga me dy recetat e tij shumë të zgjuara, duhet thënë.

Kjo, sepse Altini nuk ka shkruar thjesht dy pjata kuzhine por është munduar të tejçojë kudo vlerat u ushqimit dhe traditën që nga Arbëreshët.

Receta e parë është një pjatë me dromesat (pjatë e lashtë Arbëreshe) por që gatuhet dhe në Shqipëri me Mishavinë, dhathë i Lepushës së Kelmendit.

Receta e dytë është sorbeto me shegë të egër. Shega e egër është thesar që nuk shfrytëzohet por e gjen masivisht në Lezhë dhe Shkodër.

S’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë sa më shumë suksese Altinit e të jemi falenderues për faktin që ngre gjithnjë e më lart, traditën e gatimit shqiptar.

49023110_272101246813197_3760971538187157504_n.jpg

 

 

48396833_226257128298981_8316084032643268608_n.jpg