5 rregullat e pazakonta që familja mbretërore duhet të ndjekë gjatë Krishtlindjes

Ndërkohë që Tirana, sikundër edhe shumë kryeqytete të ndryshme në botë po përgatiten dalëngadalë për të mirëpitur festat e fundvitit, kësaj atmosefere nuk mund t’i shpëtojnë as pjesëtarët e familjes mbretërore britanike. Siç tashmë dihet, ata janë në qendrën e vëmendjes mediatike dhe paparazzi-ve gjithë kohës, por jo më pak edhe gjatë periudhës së festave. Le të zbulojmë së bashku 5 traditat më të pazakonta të tyre.

1.Të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore duhet të peshohen para dhe pas drekës së Krishtlindjes: Dihet që gjatë festave jemi më të predispozuar për të abuzuar me ushqimin, e mesa duket këtij ‘’rregulli’’ të pashkruar nuk i shpëtojnë as pjesëtarët e familjes mbretërore britanike. Megjithatë ata kanë gjetur një mënyrë interesante për të mbajtur peshën nën kontroll, që është loja e peshores, një traditë që rrjedh që prej kohës së mbretit Eduardi i 2-të. Meghan dhe mamaja e saj Doria Ragland janë paralajmëruar, kështu që bëjnë mirë të mos hanë shumë.
2.Shohin të gjithë një film së bashku: Nëse mendoni se pas drekës së Krishtlindjes, që sipas ish-shefit të kuzhinës së Pallatit të Kensingtonit Darren McGady është tejet e bollshme, mendoni dikund, gaboheni. Tashmë është bërë traditë që gjatë pasdites të datës 25 dhjetor, the royals mblidhen të gjithë së bashku për të parë një film.
3.Dhuratat e tyre janë thjesht të papara: Mbretëresha Elizabeth ka kërkuar gjithmonë që asnjë prej djemve dhe nipave e mbesave të saj të mos shpenzojnë shumë për dhurata, në fund të fundit ajo që ka rëndësi është shpirti i festës apo. Pjesëtarët e familjes mbretërore shkëmbejnë mes njëri-tjetrit dhurata të thjeshta dhe aspak tradicionale. Për shembull Kate i ka dhuruar mbretëreshës Elizabeth një vazo me chutney, salcë pikante, kurse Harry ka guxuar shumë më tepër..duke i blerë gjyshes së tij një kapuç ku shkruhej ‘’Ain’t life a Bitch’’.

gettyimages 473902674 1542794139
4.Mbreteresha i kushton shumë rëndësi dekorimit të pemës: Duke qenë se në shërbim të familjes mbretërore është një numër i madh punonjësish, nuk do të bënte sens që mbretëresha të merrej vetë me dekorimin e pemës. Por, e para e familjes mbretërore nuk lejon kurrsesi që shërbyesit të vënë zbukurimet e dritat pa qenë vetë e pranishme. Duke qenë se në familje tashmë janë edhe 3 fëmijë të vegjël, Elizabeth zgjedh të vendosë yllin në majë bashkë me ta.
5.Harry dhe William luajnë futboll: Tashmë e denim që dy vëllezërit e duan shumë sportin, por ja që një ditë pas Krishtlindjes dy djemtë e princit Charles zgjedhin të luajnë futboll. Bëhet fjalë për një lloj mini-turneu ku marrin pjesë burrat e familjes, stafi, por edhe miqtë e tyre më të ngushtë.

torneo 1542792866