Boçi: Ja çfarë propozuam për studentët në buxhetin e 2018

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.

Në amandamendin e propozuar nga grupi parlamentar i PD sugjerohej që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohej Arsimit.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Ja se çfarë i propozonim mazhorancës, në buxhetin e vitit 2018, duke u nisur nga gjendja katastrofale e Arsimit dhe problemet  me tarifat rrjepëse ndaj studentëve në Universitetet publike.

5% e PBB dedikuar Arsimit.

Por Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin.

ImageImage