Boçi: Mashtruesi mitoman nuk ndalet! Rama ka nxjerrë me 3D, për të sfiduar studentët

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi me anë të një statusi në rrjetet sociale ka publikuar dokumentet se si Rama mashtron duke nxjerr një video 3D, për një investim që qeveria ka bërë.

Reagimi i plotë:

MASHTRIMI I RRADHËS I RAMËS
Rama ka nxjerrë me 3D, për të sfiduar studentët, një gjoja investim të qeverisë së tij me shumën 18.8 milion euro.
Mashtruesi mitoman nuk ndalet!
E VERTETA e investimit ka të bëjë me një marrëveshje grant e dhënë nga qeveria gjermane, e vitit 2006
Shuma e dhënë në 2017 është rreth 2 milion euro që i bashkohet shumës 4.5 milion euro.
Numri i godinave që parashikohet të rikonstruktohen janë gjithë e gjithë 5 dhe aspak të gjitha të qytetit Studenti.
Godinat 3, 14, 16, 17 dhe 18.
QEVERIA SHQIPTARE KONTRIBUON VETËM ME SHUMËN SIMBOLIKE 1.3 MILIION EURO (foto). KAQ.
KU I GJETI KY 18.8 MILIONËT?!!!!
Faza 1 që thotë kryeministri, i dalë nga faza, është formalitet termash dhe jo hapa investues. (foto)
Aq më keq për mashtrimin e tij, sepse marrëveshja shënon termin FAZË 2..
MASHTRON ME SHUMËN, ME FAZAT, ME FILLIMIN, ME VENDIN, ME TË GJITHA.
Për gjithçka shihni të dhënat.

Image may contain: text

Image may contain: text

Image may contain: text