DENONCIMI/ Dhuna e ushtruar mbi studentët protestues, Eduart Ndocaj, lëshon thirrjen: Zgjohuni rini, e terhiqeni zvarrë!

Duke qenë vazhdimisht një mbështetës i kauzës së protestës studentore, Eduart Ndocaj ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një denoncim për ushtrim dhune nga forcat e policisë mbi studentët protestues.
Në denoncimin e tij, Ndocaj ka lëshuar thirrjen për rininë shqiptare, e cila duhet të ngrihet dhe ta tërheqë zvarrë këtë kryeministër që tashmë ka humbur cdo sens të qeverisjes së shqiptarëve.
Dhuna e ushtruar ndaj studentëve, është një shembull i keq për fatet e demokracisë dhe shënon kështu një precedent të rrezikshëm, duke e kthyer vendin tonë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh monitorinin ecurinë e reformave dhe shprehnin skepticizmin e tyre për implementimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ndocaj në denoncimin e tij, aludon se dhuna e ushtruar është rezultat i moskontrollit të ekulibrave mendorë të kryeministrit, i cili prej pak ditësh është “masakruar” nga rinia studentore duke e vënë në pozita ta vështira tallëse dhe demaskuese.

Ja denoncimi i plotë që bën Ndocaj në profilin e tij facebook:

Në shenjë hakmarrjeje Rama mbrëmë ka nisur arrestimet dhe dhunën ndaj protestuesve që ishin para kryeministrisë. 4 protestues janë arrestuar. Theksohet se gjatë arrestimit policia ka ushtruar dhunë mbi protestuesit. Zgjohuni rini e terhiqeni zvarr këtë komunist të flliqur.