DENONCIMI/Qytetarit shqiptar prej katër vitesh i mohohet pajisja me dokumentacion. Ndocaj bën publik mesazhin e ardhur dhe i kërkon amabsadës shqiptare vlerësimin e rastit

Mungesa e një shteti serioz për të zgjidhur cështje sensitive të shtetasve shqiptarë që ndodhen jashtë vendit, ka prodhuar paradokse të shumta, të cilat shpeshherë marrin trajta tragjikomike, deri në absurd. E tillë është historia e shtetasit shqiptar Adi Ujka, që jeton prej disa vitesh në Çeki, të cilit i është mohuar e drejta e pajisjes me dokumentacionin përkatës, e për pasojë ky shtetas po përjeton dramën e madhe të të qenurit shumë vite larg familjes së tij.

Përmes një denoncimi të dërguar në inbox-in e ish-deputetit Eduart Ndocaj, ky qytetar shqiptar ka vënë në dukje karakterin qesharak të përfaqësisë sonë diplomatike në Pragë, e cila është e paaftë për të ofruar zgjidhjet e duhuara, biles këta “kodoshë”që i trajtojnë punët nëpër ambasada si shëtitje, janë majmur me taksat tona dhe nuk japin asnjë rrugëzgjidhje, qoftë dhe për rastin e qytetarit në fjalë.

Pas shumë ecejakesh të ndryshme dhe cfilitëse, qytetari në fjalë ka zgjedhur që rastin ta denoncojë përmes publikimit nga z. Ndocaj, i cili amgazhohet të marrë informacionet e duhuara rreth kësaj cështjeje.

Ndiqeni të plotë denoncimin e qytetarit shqiptar që jeton prej katër vitesh në Pragë: