“Deri dje isha me studentët, sot mendoj se po bëjnë kapriço…”, Rezarta Shkurta kundër protestës

Protesta e studentëve ka tërhequr vëmendje shumë të madhe në rrjetet sociale dhe një pjesë e mirë e personazheve publikë janë sensibilizuar me to dhe kanë përcjellë mesazhet e tyre mbështëse nëpërmjet Instagramit.

Këngëtarja Rezarta Shkurta me anë të një postimi në Instastory, shkruan se deri dje ishte me studentët ndërkohë që sot mendon se ato po bëjnë kapriço.

Në një rrëfim në Instastory, ajo shkruan se pasi ka dëgjuar me vëmendje kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ajo mendon se studentët duhet të dialogojnë në mënyrë që kërkesat e tyre të plotësohen sa më shpejtë.