Disa çudira që na bëjnë te jemi shqiptarë… Nga toni i zërit deri tek kafenetë e mbushura

Shqipëria është vendi i çudirave dhe i zakoneve që bien në sy të të gjithëve. Kur të huajt vijnë në Shqipëri hasen  me disa sjellje apo rutina që i  bëjnë mjaft përshtypje. E njëjta gjë ndodh edhe kur shqiptarët shkojnë jashtë vendit, ata shihen nga të gjithë me tepër habi. Në qoftë se e keni vënë re, një shtetas shqiptar e dallojmë gjithmonë kur jemi në një shtet tjetër. Por cilat janë disa nga ‘çudirat’ që na çojnë drejt këtij përfundimi? Më poshtë ju prezantojmë disa  prej tyre.

Toni i zërit:

Kudo ku ka shqiptarë, bërtitet qoftë moment nervozizmi, qoftë moment gëzimi. Toni i zërit tepër i lartë bën që të identifikohemi menjëherë, duam apo nuk duam ne…

Kafenetë:

Kafenetë në Shqipëri janë gjithmonë të mbushura plot. Nuk ka rëndësi në çfarë periudhe të jetës ndodheni, po shqiptarët pa shkuar një herë në një kafene gjatë ditës, nuk quhen të tillë. Edhe takimet e punët, shqiptarët i zhvillojnë në kafene… Interesante!

Qerasja:

Në qoftë se në vende të ndryshme të botës, gjithsecili pasi ka konsumuar diçka paguan në mënyrë individuale. Në Shqipëri ndodh krejt e kundërta, ne shkaktojmë debate të tejzgjatura, derisa vendosim në fund se kush do të paguajë.

Trafiku:

Nuk e dimë se sa herë ju ka ndodhur të jeni në lëvizje dhe të shikoni disa njerëz të cilët kalojnë në semaforë kur është me të kuqe. Po, po këta jemi ne shqiptarët. Krijohet një garë mes këmbësorëve dhe makinave se kush është më i shpejti.

Puthjet e burrave:

Shqipëria është një ndër vendet që  meshkujt kur takohen me njëri-tjetrin puthen në faqe. Çudi është dhe fakti që kur dy persona të gjinisë së kundër të panjohur më herët, në çastin e takimit zgjasin vetëm dorën nga larg./revistawho.com