“Doktoratura” plagjiaturë e Kryemadhit, reagon Eduart Ndocaj: Kjo është mafia komuniste që është instaluar në sistem për t’u grabitur pasurinë shqiptarëve

Pas bërjes publike nga disa portale të ndryshme për plagjiaturën e doktorimit të kryetares së LSI, znj.Monika Kryemadhi, ka ardhur dhe reagimi i mënjëhershëm i kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili nuk ka hezituar të ftojë qytetarët shqiptarë të zgjohen kundër mafias komuniste dhe këlyshve të saj, të cilët janë imponuar në sistemin politik të vendit, duke sjellë dëme të parikuperueshme me injorancën e tyre.

Ky ishte një reagim i pritëshëm, pasi sic dihet, “kaubojsi” është një nga zërat më reagues kundër përfaqësuesve të LSI, të cilët ai, shpeshherë i identifikon me “vjedhësit” e florinjve të Kërrabës, ngjarje e cila ka ndodhur në periudhën kur kryeministër ka qenë Ilir Meta.

Ja reagimi i plotë:

SA INJORANTË NË POLITIKË! KJO ËSHTË MAFIA KOMUNISTE!
Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.
ZGJOHUNI SHQIPTARË KUNDËR MAFIAS KOMUNISTE DHE KËLYSHVE TË SAJ!