Dosja “Anët e errëta të Turqisë” transmetohet në kanalin prestigjioz gjerman ZDF, rrëmbimet dhe persekutimet e ndjekësve të Gylenit

Një dosje e realizuar si punë e përbashkët e disa kanaleve televizive dhe mediave të tjera si: ZDF gjermane, El Pais spanjolle, Le Monde franceze, Haaretz izraelite, Il Fatto Quatidiano italiane, Addendum austriake, Monday Morning daneze dhe TT suedeze.

Kjo dosje e publikuar nga correctiv.org që nuk ka asnjë qëllim përfitimi, ka si qëllim të nxjerrë në pah “keqpërdorimin e fuqisë nga qeveritë që veprojnë në mënyrë të padrejtë e duke mosrespektuar të drejtat e njeriut”.

Në përmbajtjen e dosjes “Black sites of Turkey” -anët e errëta të Turqisë- flitet që, qeveria turke duke përdorur shërbimet sekrete dhe qarqe të tjera të lidhura me të, ka rrëmbyer me dhunë njerëz të ndryshëm brenda dhe jashtë Turqisë, persekutuar pa mëshirë dhe torturuar në forma të ndryshme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në vende sekrete me arsyen se janë pjesë e Lëvizjes Gylen.

Disa prej këtyre ngjarjeve janë faktuar me video dhe prova të tjera, por nuk duhet harruar fakti se është e pamundur që të faktohen të gjitha detajet e ngjarjeve.

Në dosje bën pjesë edhe rrëmbimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, që u bë publik edhe nga kamerat e ndodhura në vendngjarje

Më 29 mars 2018 rreth 08:00 dy persona të veshur me uniformë policie ndalojnë një makinë në autostradë në Prishtinë, Kosovë. Njëri prej tyre kur po fliste me drejtuesin e mjetit Jusuf Karabina, tjetri duke e kapur për fyti personin që ulej në vendin e pasagjerit e nxjerr jashtë makine. Ndërkohë, bashkëshortja e Jusufit, Jasemina e ulur mbrapa del nga makina dhe fillon të bërtasë duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët aty pranë.

Avioni “Bombardier Challenger” me numër TC-KLE që rrëmben gjashtë personat nga aeroporti i Prishtinës rreth orës 10:00 ulet në Ankara. Mësohet se pesë prej këtyre gjashtë personave ishin mësues në kolegjin e Mehmet Akif në Prishtinë.

Keqardhja e deputetit kosovar

Deputeti, Xhelal Sveçla, i cili e ka cilësuar ngjarjen si skandal të vërtetë ka thënë për correctiv.org se: “Prej kohës që ka ndodhur kjo ngjarje e deri tani, faktet tregojnë një mospërfillje totale të sovranitetit të qeverisë sonë dhe se në ngjarje janë përfshirë edhe zyrtarët tanë”. https://tr.euronews.com/2018/12/12/turkiye-nin-kara-dehlizleri-dosyasinda-gulen-hareketinden-adam-kacirma-ve-iskence-iddiala