Eduart Ndocaj: 2018-ta, viti ku qytetarët kuksianë i dhanë një grusht surratit Edi Ramës, ndërsa studentët e gjunjëzuan

Në përmbyllje të një viti me zhvillime të vrullshme politike, por me një stanjacion ekonomik, kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj ka bërë analizën e tij, duke u ndalur në momentet kyce, si dhe duke shënjuar ngjarjet që sipas tij, ishin kulminante duke përcakuar dhe diskurs të ri në politikën shqiptare.

Ndocaj, përmes postimit në facebook, ka evidentuar, se krahas protestës së studentëve, e cila arrit të shkërmoqë qeverisjen e kalbëzuar të Edi Ramës, ndër momentet më përcaktuese ishte dhe protesta e banorëve të qarkut Kukës ndaj taksë së “Rrugës së Kombit”, e cila u shndërrua në një episod përplajseje dhe konfrontimi në mes protestuesve dhe pocisë së shtetit, duke bërë që qeveria të tërhiqej për pak kohë nga vendimi i saj.
Përmes këtij postimi, Ndocaj sërish ka apeluar banorët e këtij qarku, të ringrihen për ta shembur “doganën e vjedhjes”, sic e konsideoi ai.

Ja postimi i plotë: