Eduart Ndocaj: “Rilindja” e Ramës një magazinë të padiplomuarish dhe injorantësh. Mrika Vata (Mimi Kodheli) njëra nga ata

Debati që ka shpërthyer së fundi mbi cilësinë e arsimimit të disa ministrave dhe ish-ministrave, apo dhe cështja e plagjiaturave të temave të diplomimit të një pjesë zyrtarësh të lartë të qeverisjes Rama, ka ngjallur reagime të forta të opinonit publik, i cili më së shumti vë në dukje karakterin qesharak të qeverisjes aktuale dhe tregon më së miri fytyrën reale të kryeministrit të vendit, i cili mblodhi rreth vetes individë me background të ulët profesional dhe shkencor.

Këtij debati nuk i është shmangur dhe kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përtej ironisë, duke vënë në lojë kryeqeveritarin, i cili i mblodhi rreth vetes këta “ekselentë”, i ka drejtuat disa pyetje ndjekësve të tij në facebook, përgjigjet e të cilave i përmbledh me arsyetimin se Rama qëllimisht ka mbledhur rrteh vetes në magazinën e tij qeverisëse këta individë, pasi vetëm duke qenë të tillë nuk i rrezikojnë atij pushtetin dhe karrigen.

Ja postimi i plotë: