“Ekselenca” e ministres Nikolla, reagon “kaubojsi”: Dikasteri i arsimit drejtohet nga një injorante. Rinia duhet të marrë frenat e të ardhmes

Kryetari i PBDKSH, Eduart Ndocaj, përmes një shënimi në rrjetet sociale, e ka konsideruar skandaloze faktin, se dikasterin e arsimit të Shqipërisë e drejton një ministre, e cila rezulton të ketë formimin më të ulët të mundshëm profesional.

Ndocaj, ka shfrytëzuar bërjen publike nga portale dhe media të ndryshme të një dokumenti që pretendohet të japë të dhëna mbi mesataren e shkollës së lartë të ministres Nikolla, ku sic shihet qartë, mesatarja e specialitetit të saj është 5.9, duke shënuar kështu një skandal më vetë sa i takon nivelit dhe cilësisë profesional dhe arsimor të ministres, e cila promovon politikat e arsimit në Shqipëri.

Në këtë shënim, Ndocaj u bën thirrje ministrave të nxjerrin diplomat dhe të përballen publikisht me këtë të vërtetë absurde të realitetit politik shqiptar.
Në vijim të parashtrimit të tij, Ndocaj e ka konsideruar si filozofi të “rilindjes” afirmimin e individëve me rekorde kriminale dhe injorantë, pasi gjithcka është e dirigjiuar nga Edi Rama, të cilin “kaubojsi” e konsideron bastard dhe sharlatan.

Ja reagimi i plotë i kreut të PBDKSH, Eduart Ndocaj:

NJË INJORANTE NË KRYE TË ARSIMIT.
NJË TRATHETAR PËR KRYEMINISTER.
CDO MINISTËR TË NXJERRIN DIPLOMAT E TYRE.
Është skandaloze të kuptosh se ministrja që ndodhet në krye të Arsimit të vendit ka pasur si notë mesatare të specialitetit 5.9, ndërsa notë mesatare të përgjithshme 6.8. Kryeministri nje bastard i pa shpirt dhe injoran shan studentët si ngelës , dhe oridukti ti 5 vjeqare esh injoranc , arroganc, munges edukate dhe mbushje administratës me injorantë ngelës e me diplloma të blera , mbushi parlamentin me bandit dhe kriminel , mbushi policin me bandit dhe trafikant.
FORCA RINI!
MERRINI FRENAT E TE ARDHMES!

Fotografia e Eduart Ndocaj Deputet