Fifi imiton Ronela Hajatin në mënyrë fantastike, shikoni videon epike

Fifi imiton Ronelën.

Fifi dhe Ronela Hajati ishin dy prej këngëtareve të cilat së fundmi morën pjesë në spektaklin “Kënga Magjike 2018” dhe performancat e tyre u pritën mjaft mirë nga publiku.

Këngët e tyre ishin ndër më të klikuarat në Youtube, duke u kthyer në hite të momentit. Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video nga prapaskenat e “Këngës Magjike”, ku Fifi imiton Ronelën teksa ajo performon në skenë.

Këngëtarja imiton lëvizjet e Ronelës gjatë performancës së këngës “Vuj”, duke kapur me duar fustanin njëjtë si Ronela, teksa këndon plot emocion këngën, siç mund ta shihni në në videon e mëposhtme: