Fjalët e fundit të shkrimtarëve të njohur…

– Anton Çehov, në shtratin e vdekjes, kërkoi morfinë dhe shampanjë. “Ka kaluar shumë kohë qëkur kam pirë shampanjë për herë të fundit”- ishin fjalët e fundit që tha.

– “Tani, miku im, nuk është koha e përshtatshme për të bërë armiq”- ishin këto fjalët e fundit të Volterit, thënë priftit që i kërkoi të hiqte dorë nga Satanai.

– Franz Kafka: Më vrit, ndryshe je vrasës!

Fjalët e fundit të Kafkës i drejtoheshin mjekut të tij, i cili nuk donte t’i bënte një mbidozë vdekjeprurëse morfine. Kafka vuante nga tuberkulozi dhe nuk mund të fliste ditët e fundit të jetës.

– Aldous Huxley, autori i librit të mirënjohur “Më e mira e botëve”, para se të vdiste i kërkoi së shoqes t’i jepte një dozë LSD – një lloj droge e njohur për efektet psikologjike – në mënyrë që të ikte nga kjo botë në gjendjen mendore që dëshironte vetë.

– Fjalët e fundit të Gëtes ishin: Më shumë dritë!

Natën para se të vdiste, shkrimtari i njohur gjerman kishte diskutuar me nusen e djalit mbi fenomenin optik.

– Jane Austen, e pyetur nga e motra se çfarë dëshironte pak para fundit, Austen tha: “Nuk dua asgjë përveçse të vdes.”

– J.M. Barrie: Nuk mund të fle!

Para se të vdiste, Barrie i dha spitalit të Londrës të drejtat e kryeveprës së tij, “Piter Pan”. Ky spital vazhdon edhe sot e kësaj ditë të përfitojë nga trashëgimia.

– Hunter S. Thompson, para se të vriste veten, shkroi në letër: Qetësohu, nuk do të dhembë!

– “Zot, ndihmoje shpirtin tim të shkretë!”- ishin fjalët e fundit të Edgar Allan Poe. Vdekja e tij ishte e mistershme dhe ende nuk ka të dhëna se çfarë i ndodhi në ditët e fundit të jetës.

– Lev Tolstoi në fund të jetës e braktisi shtëpinë dhe u mundua të jetonte mes njerëzve. Fjalët e fundit para se të ndërronte jetë: “Dua shumë gjëra, i dua të gjithë njerëzit”.

– Emily Dickinson: “Duhet të shkoj, mjegulla po shtohet”- ishin fjalët e fundit të saj, që kishte zënë shtratin për 7 muaj para se të ndërronte jetë.

– Eugene O’Neill: “E dija! I lindur në një dhomë hoteli dhe si për dreq po vdes në një dhomë hoteli”.

O’Neill vdiq nga pneumonia, pasi kishte vuajtur edhe nga Parkinsoni, çka e kishte bërë të paaftë për të shkruar për vite të tërë.