(FOTO)/ Degradon kisha në periferi të Tiranës, reagon Zef Bushati: I rezistoi komunizmit, por jo trazirave të ’97. Shteti nuk kujdeset për vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare

Kreu i Aleancës Demokristiane, Zef Bushati, përmes një reagimi në profilin e tij facebook, ka ngritur shqetësimin e degradimit të disa institucioneve të kultit, të cilat, për vetë historinë e tyre janë një vlerë e trashëgimisë sonë kombëtare.

Përmes disa fotove, Bushati solli konkretisht rastin e një kishe në periferi të Tiranës, e cila, “i rrezistoi edhe sistemit më të egër komunist dhe që nuk e prishi, por e shndërroi nga Kishë në kinema e më pas në një magazinë librash”,-do të shprehej kreu i Aleancës në publikimin e tij.

Duhet theksuar, se “pavëmendja” e institucioneve kombëtare ndaj vlerave të tilla, shpesh herë është shoqëruar me debate dhe pikëpyetje të shumta në opinonin publik, pasi dhe pushtuesit e ndryshëm, nisur nga faktet historike kanë shfaqur respekt dhe interes për ruajtjen e këtyre institucioneve të kultit.

Vlera të tilla, jo vetëm që nuk marrin kujdesin e duhur, por përkundrazi, lihen të mënjanuara, duke mundësuar tretjen e tyre deri në zhdukje të plotë, e për pasojë një zbrazëti në korpusin e vlerave të trashëgimisë sonë kombëtare.

Ja publikimi i plotë:

Ky eshte skeleti qe i ka mbetur nje Kishe Katolike ne Tirane vetem 2 km nga qendra e kryeqytetit. Kisha i rrezistoi edhe sistemit me te eger komunist i cili nuk e prishi por e shendrroi nga Kishe në kinema e me pas ne nje magazine librash. Kisha rrezistoi deri ne vitin 1997 dhe per te nuk u kujdesen as drejtuesit e klerit katolik ne Tirane. Kjo Kishe nuk u shpall as monument kulture nga Ministria e Kultures duke e lene ne meshiren e barbareve qe e kane katandisur kete vlere ne kete menyre te shemtuar e te turpshme.

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati

Fotografia e Zef Bushati