FOTO/ Enca tregon arsyen pse shqiptarët ‘vdesin’ për balada

Enca tërheq gjithmonë vëmëndjen jo vetëm me videoklipet unike, fotot që poston në Instagram ku numëron pothuajse 2 milion ndjekës por edhe me deklaratat që shkaktojnë bujë.

Nisur nga festivali i ‘Këngës Magjike’ ku kishte shumë prurje të baladave në muzikë, këngëtarja ka shkruar mendimin e saj në lidhje më këtë zhanër të muzikës.

Duket se këngëtarja nuk e pëlqen aspak këtë zhaner muzikor, pasi sipas saj njerëzit që dëgjojnë këtë lloj muzike janë të dëshpëruar e të lënduar.

Enca jep disa këshilla për ata që e ndjekin, duke shkruar se duhet t’i japin fund marrëdhënieve te dëmshme dhe ç’është më e rëndësishmja duhet të dëgjojnë këngë më të gëzueshme.

Image