FOTO/ Greta Koçi: Në festivale ka shumë konjektura, intriga…

Këngëtarja Greta Koçi ka shfrytëzuar rubrikën pyetje –përgjigje në Instagram për ti pyetur ndjekësit e saj se cilat nga  këngët e saj kanë më të preferuar.

Por një nga ndjekësit i ka drejtuar një pyetje për të cilën të gjithë jemi kuriozë.

“Përse nuk merr pjesë nëpër festivale?”,-shkruan vajza në fjalë.

Greta nuk nguroi të përgjigjet dhe e tregoi hapur mendimin e saj.

Së pari për, ju që i shihni festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i atij… Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”,-shkruan Greta.

Image