FOTOGALERI/ Ja ‘’studentët’’ me të cilët bisedoi dje Edi Rama, një pjesë ia futën edhe gjumit

I gjendur përballë refuzimit të studentëve, kryeministri Edi Rama e kaloi pasditen e djeshme me një pjesë të pedagogëve të Gjeologji Minierave, një pjesë e të cilëve nuk e fshihnin dot as moshën e tyre, dhe për pak i kapi gjumi përballë kreut të qeverisë.

Rama u shpreh entuziast lidhur me takimin, duke thënë se kishte mësuar shumë të reja prej studenrëve, edhe pse duhet thënë biseda ishte e kanalizuar ku pedagogët shpreheshin: I riu si veriu, duhet të ulen të dialogojnë.

Rama u shpreh se zgjidhja mund të vijë duke shkarkuar një pjesë të administratës së universiteteve që sipas tij janë të zgjedhur nga partitë, dhe i shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm buxheteve të universiteteve.