Fotolajm/ Jo dialog: Me vezë dhe miell para kryeministrisë, studentët vazhdojnë protestën

Studentët vijojnë rezistencen. Fillimisht bllokuan për disa minuta kryqëzimin ndërkohë që më pas janë vendosur para kryeministrisë ku vijon protesta.

Ndërkohë Rama po mban  një takim me studentë dhe rektorë tek Universiteti Bujqësor.

Studentët shkruajnë me miell para kryeministrisë: Jo dialog

Ora 11:00 Studentet hedhin veze drejt kryeministrise. Shikoni videon live 

Studentët do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Gazetarët informojnë se pritet të ketë një përshkallëzim të protestave me bllokimin e rrugëve nga ora 09:30 deri në orën 14:00.

Studentët nuk ndalin rezistencën, bllokojnë rrethrrotullimin tek Ekonomiku e 9 katëshet e 21 dhjetorin

Ora 10: 47 Studentët kërkojnë zgjidhje, Rama i mban me muhabet: Jeni larg atyre të dhjetorit

Ora 10: 20 Studentët e Mjekësisë bllokojnë kryqëzimin tek 9 katëshet, ndërsa ato të sporteve bllokojnë 21 dhjetorin

Studentët e Fakultetit Ekonomik nisin bllokimin e rrugëve. I bashkohen dhe studentë të Gjeologjisë.