Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj kthehen në PD

Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i kësaj Partie, Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë disa figura që u larguan disa vite më parë nga PD-ja, për t’iu bashkuar partisë së krijuar nga Bamir Topi.

Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Në garë janë edhe Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, disa prej të cilëve kundërshtar të Bashës.

Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktual dhe ish-deputetë, në përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Rulit dhe Astrit Patozi. Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish-deputetë që janë vletëdeklaruar se nuk janë pjesë e PD-së.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis në orën 11:00.