GJYKATA SPECIALE: NJË PADREJTËSI E MADHE KUNDËR DREJTËSISË/Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI

Gjykata Speciale dhe Dhomat e Specializuara të saj, në realitet iu imponuan Kosovës si një bumerang i symbyllësisë së politikës nga politikëbërësit e Republikës së Kosovës. Vërtet është e padrejtë që Kosova dhe Çlirimtarët e saj të përballen me një padrejtësi të tillë, por një gjykatë e tillë shpresojmë të jetë e drejtë për shqiptarët. Është një padrejtësi e madhe që u bëhet shqiptarëve, ngase nuk e trajton asnjë rast të krimeve serbe që janë bërë në Kosovë, krime këto të zgjeruara gjer në gjenocid kundër popullatës shqiptare gjatë periudhës së luftës.
Por, mendoj unë se fajtore është vetë politika kosovare për gjithçka. Nëse është aluduar nga të huajt që mos rastësisht pjesëtarët e UÇK-së paskan kryer krime, pse vallë, shteti i Kosovës, nuk ka krijuar mekanizma per t’i hetuar ato krime, qofshin edhe të sajuara nga dikush dhe të vërtetohej se janë apo nuk janë krime reale. Nuk është dashtë aq gjatë të presim që dikush nga jashtë të na kushtëzojë dhe imponojë një padrejtësi të tillë, që nuk mund ta quajmë drejtesi, sepse drejtesia selektive nuk mund të quhet drejtësi në asnjë formë. Nëse thirremi në fakte që pse nuk janë përfshirë sebët në këtë gjykatë, atëherë shtrohet pyetja sepse Kosova, Prokuroria e Shtetit, Gjykatat nuk kanë ngritë thuajse asnjë padi konkrete me emër e mbiemër kundër asnjë serbi të përfshirë në krime dhe gjenocid kundër popullit shqiptar gjatë periudhës 1997-1999, por përkundrazi, shteti i Kosovës, ish- kryeministri Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër pat amnistuar mbi 600 ish-paramilitarë serbë dhe fomacione tjera në veri, duke i uniformuar me uniformë të Policisë së Kosovës. Pra ky ishte një paradoks i llojit të vet, por edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe më vonë në Parlamet z. President i tanishem i RKS pat deklaruar në kohën sa ishte kryeministër, që Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosevës, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Me vonë solli në Parlament Votimin e kësaj gjykate për ta bërë të plotëfuqishëm funksionalitetin e kësaj gjykate, sa të padrejtë, aq edhe absurd. Edhe pse një pjesë që parlametarëve e kundërshtuan, pjesa tjetër që ishte në pozitë dhe qeveri e votuan atë dhe e futën në kushtetutën e Republikës së Kosovës. Gjersa në atë kohë Shoqatat e Dala nga Lufta u gjetën të paafta për ta kundërshtuar një gjë të tillë dhe një pjesë dërrmuese e veteranëve u gjetën të përçarë dhe nuk ishin unikë për ta kundërshtuar, sepse pjesa më e madhe po i besonte qeverisë se gjoja UÇK-ja do ta tregojë pastërtinë e saj dhe do të dalë faqebardhë, që këtu nuk kam asnjë dyshim, por dyshimi është i patjetërsueshëm te politika e Kosovës se në realitet çfarë lojërash ka luajtur dhe pse..
Një gjë duket qartë se ka subjekte polike të Kosovës që kanë deponuar akuza të panumërta në kurriz të luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, të ndihmuar edhe nga Individë me influencë edhe nga politika e shtetit Shqiptar e sidomos nga krahu opozitar i shtetit amë, duke u dalë krah hetuesve serbë dhe atyre ndërkombëtarë . Pra ku ishte shteti i Kosovës? Ku janë gjykatat dhe organet e hetuesisë? Ku janë katër serbët e arrestuar në Graçanicë nga Policia e Kosovës, të cilët po mblidhnin gjoja fakte për trafikim organesh gjatë kohës së luftës? Ku është serbi që u kap nga Policia e Kosovës me plot eksploziv në qendër të Prishtinës. Populli dëshiron ta dijë çka ndodhi me këta të arrestuar serbë, të cilët ishin koka të Shërbimit Sekret Serb?
Çfarë ndodhi me policin shqiptar që ishte arrestuar në atë kohë që po i ndihmonte agjentët serbë për të mbledhur fakte? Pse shteti i Kosovës i fshehu të gjitha këto? Pse shteti i Kosovës i fshehu të gjitha këto? Dhe si përfundim, pse pala bashkëbiseduese e Republikës së Kosovës pranoi të gjitha këto marifetllëqe në kurriz të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës..
FERIZAJ 2018..