Golashënuesit më të mirë të Europës nga goditjet e dënimit, zhduket Ronaldo

Barcelona dhe Juventusi mund të konsiderohen skuadra me fat, pasi në skuadër kanë lojtarë me aftësi të jashtëzakonshme për të shndërruar në gol çdo goditje dënimi.

Lionel Messi dhe Miralem Pjanic, janë lojtarët që kanë shënuar më shumë gola në 5 vitet e fundit nga goditjet e dënimit.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Messi kryeson listën e golashënuesve nga gjuajtjet e lira me 19 gola të shënuara, gjatë 5 viteve të fundit në La Liga.

Pas tij vjen mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, që ka shënuar 12 gola në duelet në Serie A.

12 gola ka shënuar edhe ylli i Milanit, Hakan Calhanoglu, ndërsa Cristiano Ronaldo vetëm në vendin e 8-të me 7 gola të shënuara.