Harrojini xhinset e ngushta! Gjatë 2019-ës, një tjetër lloj xhinsi do të bejë namin

Le ta pranojmë, xhinset e ngushta pas trupit nuk janë edhe aq të rehatshme! Sigurisht që dukemi bukur dhe ekspozojmë linjat e trupit, por nga ana tjetër nuk ndihemi rehat. Ndoshta për këtë arsye, me kalimin e viteve bota e modës i ka kthyer shpinën!

Sensacioni i rradhës janë xhinset më të lirshme, që do të rikthehen fuqishëm përgjatë vitit 2019. Ky lloj xhinsi ‘vintage’ është kthyer në të preferuarin e vajzave anembanë, pasi jo vetëm që ndihen rehat por duken edhe shumë bukur.

Më poshtë, ju tregojmë edhe si t’i kombinoni:

Xhinset në masë më të madhe, janë perfekte për t’u kombinuar me pallton prej arushi.

Zgjidhni një palë xhinse që nuk e prekin kyçin e këmbës! Mund t’i vishni me një palë sandale të tilla, me printe leopardi.

Xhinset e bardha janë të duhurat edhe në periudhën e dimrit, nëse kombinohet me çizme dhe pallton e duhur.

Nuk gaboni asnjëherë nëse vishni një xhaketë, bluze të bardhë dhe çizme, me një palë xhinse të tilla.