Ja kush janë dy ministrat kosovarë në kabinetin e ri të Ramës

Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së sotmë të Asamblesë Kombëtare të PS, ka bërë të ditura ndryshimet drastike në kabinetin qeveritar.

Rama ka shkarkuar më shumë se gjysmën e ministrave të tij, ndërsa befasues kanë qenë edhe emrat me të cilët, Rama i ka zëvendësuar ata.

Përveç rikthimit të drejtorëve të shumë akuzuar, Rama ka futur në kabinetin e tij qeveritar edhe dy shtetas kosovarë.

Mësohet se dy ministrat e rinj, ai i Jashtmi dhe e Arsimit, janë me shtetësi të Kosovës.