Ju prezantojmë me ngjyrën zyrtare të vitit 2019 dhe është fiksim!

Erdhi ajo koha e fundvitit kur ekspertët e ngjyrave parashikojnë të gjitha nuancat që do të bëjnë namin vitin e ardhshëm.

Si çdo dhjetor, edhe këtë vit ekspertët e “Pantone Color” kanë zbuluar se cila do të jetë ngjyra e vitit 2019.

Sipas “The New York Times”, “Pantone” punëson rreth 10 njerëz për të udhëtuar nëpër botë për të parë se kush është trendi kryesor i ngjyrave, që nga veshjet te makinat dhe më pas deklarojnë ngjyrën “it” për vitin e ardhshëm.

Pra a jeni gati? Ngjyra e vitit për 2019-n, është ngjyra e koraleve, një ndërthurje mes rozës dhe portokallisë që pritet të kthehet në trendin kryesor veçanërisht te makijazhet.

Nga manikyri, te buzëkuqi apo paletat e syve dhe fytyrës, gjithçka do të ofrohet edhe në ngjyrën koral. Për më tepër shikoni më poshtë disa nga nuancat tona të preferuara të prezantuara nga marka të njohura si Huda Beauty, Loreal etj .