Kejvina Kthella provokon nga dhoma e hotelit me të brendshme, duke pritur të dashurin misterioz

Kejvina Kthella, velina e emisionit “Xing me Ermalin” ka realizuar një set fotosh të nxehta për Krishtlindje, ku pozon me veshje intime të kuqe në një dhomë hoteli, pak para mbërritjes së të dashurit misterioz.

Modelja që ka jetuar në Itali, ka hyrë tashmë në botën e showbiz-it shqiptar, duke u komentuar për gjithçka që bën në jetën e saj private.

Ndërkohë, ajo nisur nga fakti që në emisionin e Ermal Mamaqit ka një rol shumë simbolik, me pyetjen e vetme që i bën të ftuarit, ka vendosur që të shpalosë protagonizmin e saj në “Instagram”, ku shpesh bën modelen online.

Sa i përket jetës private, ajo shpesh është komentuar për histori dashurie, të cilave ajo nuk u ka vënë ndonjë emër, siç është rasti aktual ku ajo lë të nënkuptohet që është në një lidhje, por duke e lënë partnerin mister në sytë e publikut.

Po para pak kohësh u ngritën dyshime se modelja që zëvendësoi Rashel Kolanecin në programin e Mamaqit, ishte në një lidhje të fshehtë me portierin e njohur të Kombëtares, Thomas Strakoshën.

Ishte pikërisht Thomas, ai që i kishte dërguar një emoji me sytë në formë zemre, velinës seksi, në një foto provokuese, që ajo kishte postuar në rrjetin social “Instagram”, çka bëri që të lindin dyshime për një lidhje sekrete mes Strakoshës dhe Kthellës.

Nisur edhe nga fakti se Kejvina ia kishte kthyer përgjigjen me një puthje gardianit të Lazios, nisën aludimet në portale se nuk bëhej fjalë për një marrëdhënie virtuale, por për diçka më reale se kaq.

Ndërkaq, në një prononcim të shkurtër për “Xing.al”, Kejvina deklaroi atëherë se me portierin shqiptar ka vetëm raporte miqësore. Por burime të tjera thanë se çifti është njohur në Itali, vendi ku është rritur Kejvina dhe ku jeton aktualisht Strakosha, si portieri i Lazios.

Në lidhje me privatësinë e saj, Kejvina është bërë objekt i shkrimeve në median rozë, qëkur Ermal Mamaqi ndau me ndjekësit një postim me diçiturën: “Kërkojmë burrë për këtë vajzën… të interesuarit të lënë një CV te recepsioni i ‘TV Klan’”. Nuk vonuan shumë komentet nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë cilësuar këtë një “kompromis të velinës për një vend pune”.

Po si ka qenë jeta e Kejvinës, para se të bëhej e njohur në Shqipëri? Kejvina është shprehur se ka filluar punën si modele në këtë vend që në moshën 14- vjeçare. “Mund të them, se jeta ime si modele në Itali ishte shumë monotone, casting, punë dhe palestër. Gjithsesi, shtëpitë e modës janë shtëpia ime e dytë”, ka thënë ajo.

Me fillimin e punës në televizion në Shqipëri, ajo u bë objekt i portaleve, që në emisionin e parë, pas largimit të Rashel Kolanecit. Ajo u prezantua me një fustan të kuq, që u pasua me një video provokuese + 18, që u përhap në rrjetet sociale, por që ajo mohoi të ishte i saj. Ndërkohë, ajo mban komunikim shumë të hapur me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shuar disa kuriozitete të tyre. Pyetjes “A di të bëhesh nervoze?”, Kejvina Kthella iu përgjigj: “Gjithmonë nervoze jam, unë jam një skizofrene”, duke treguar gjithashtu se e ka patur 4 mesataren në shkollë.