Kërkohet dorëheqja e Gramoz Ruçit

Parlamenti shqiptar ka kalur çdo kufi etik si nga ana  verbale dhe ajo jo verbale. Fjalor i ulët në nivel banal, tymuese, vezë… gjithçka përtej normales është refleksion në atë sallë.  Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i mbajti nervat seancën kaluar parlamentare, pasi deputeti Taulant Balla i  përmendi emrin e vajzës së vogël. Balla akuzoi kryedemokratin Basha se ka lidhje me kompaninë “Viktoria Invest”, duke thënë se kjo duket qartë edhe nga fakti se kompania mban emrin e vajzës së vogël të tij.

“Vajza jote e vogël e ka emrin Viktoria, vërtet mendon ti se nuk e dimë ne që ke lidhje me kompaninë Viktoria invest? Është çështje kumbarësh. Mos shko më me makinën e firmës aty se banori e di si më tha, na duket sikur ka ardhur menaxheri i firmës”, deklaroi Balla.

Por përgjigja e Bashës ka qenë e papritur. Duke iu drejtuar Ballës, ai i tha se si instikt prindëror do t’i “kishte futur ndonjë grusht”.

“Në fakt instikti i parë është instikti i prindërit, dhe e di si më erdhi të të fusja një grusht. Por në fakt të prekësh mutin bëhesh vetë pis”, u shpreh Basha i cili më vonë u pendua dhe kërkoi ndjesë për fjalorin në rrjetet sociale.

Por për të gjithë këtë situatë të krijuar, LSI bën përgjegjës kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kërkon dorëheqjen e tij.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Ruçi jep doreheqjen nga “Miqte e femijve”,nuk denove Ballen,qe dhunoi verbalisht femijet. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk mundet më kurrsesi te drejtoje grupin e deputeteve “Miqte e femijeve”. Nen drejtimin e tij,ne sy te tij si drejtues i seances kur Taulant Balla permendi ne menyre te ulet,ne dhunim te cdo etike, ne seance plenare ne sallen e kuvendit vajzen e vogel te kryetarit te partise demokratike Lulzim Basha. Kryetari Ruçi s’levizi as gishtin perpara nje ndyresie te tille publike kunder femijve.

Eshte e turpshme dhe amorale qe Ruçi per hir te konformizmit,besnikerise,servilizmit dhe varesise ndaj Partise jo vetem qe nuk e deboi ne cast nga salla Ballen,por as nuk e paralajmeroi. Po Ruçi ka qene ai qe ka bllokuar parlamentin,ka futur Garden dhe ka bere hatane per nje fjale goje dhe ka perzene deputete nga salla.

Ndersa heshti kur u perfol nje femije. Turp i madh qe nje femije perdoret ne mes te parlamentit, poshtersisht e politikisht nga Balla dhe Ruçi hesht.

Gramoz jep doreheqjen nga drejtimi i ” Miqte e femijve”. Kjo eshte me e pakta qe mund te beje si politikan, si prind dhe si gjysh, ne te kundert s’perfaqson më asnjeren prej tyre dhe do te te mbetet vetem dashuria per sharlatanizmin e pagdhendur te Balles.