Kjo është shqiptarja tjetër që po merr kryesimin në top listat e huaja

Shqiptarja Ava Max është këngëtarja e radhës që po merr vëmendjen e botës.

Nëse nuk e keni dëgjuar akoma këngën ‘Sweet but Psycho’, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje, pasi bota është duke e bërë këtë.

Kënga është e shkruar dhe këndohet nga artistja Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koci, shkruan Gazeta Express.

Amanda është një 24-vjeçare e lindur në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga prindërit emigrantë shqiptarë.

Ava ka lansuar këngën debutuese ‘My way’ në prill të këtij viti, pasi ka nënshkruar me shtëpinë e madhe muzikore, Atlantic Records.

Më pas ajo ka sjellë një këngë me reperin shqiptar në Amerikë, Gashin në maj të 2018.

Por, hiti më i madh është padyshim ‘Sweet but Psycho’, kënga e tretë e artistes, me të cilën ka arritur madje të thyejë kufijtë.

‘Sweet but Psycho’ është ndër këngët më të dëgjuara në Britani, duke arritur që për dy javë rresht të jetë kënga e dytë më e dëgjuar e m e shitur, ndërsa pretendon t’ia marrë vendin Ariana Grandes, duke e marrë vendin e parë pikërisht për klasifikimet e Krishtlindjeve.

Përveç kësaj, po flitet se Ava do të sjellë shumë shpejtë një këngë me artisten tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Orën