KRISHTLINDJET/ Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj uron besimtarët katolikë: Le të jetë edhe kjo festë Krishtlindjesh një rast për të rritur shpresat dhe guximin

Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj përmes rrjetit të tij facebook ka uruar me rastin e festës së Krishlinjes të gjithë besimtarët katolikë, dhe jo vetëm. Në mesazhin e tij, Ndocaj përcjell apelin e tij për dashuri dhe komunikim të sinqertë, pasi përmes këtyre premisave hidhet themeli i të ardhmes. Ndocaj, uron që kjo festë e Krishtlindjeve të shërbejë dhe si një mundësi për të rritur shpresat dhe guximin, që t’i qasemi jetës me më shumë besim e kurajo, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.

Ja mesazhi i plotë i urimit:

Të dashur besimtarë katolikë!
Gëzuar dhe për shumë vjet Krishtlindjet ! Le të shërbejë lindja e Birit të Perëndisë, si një frymëzim për përtëritje të vlerave shoqërore dhe energjive jetësore; si ndriçim për ecjen para në sfidat me të cilat përballemi; si inspirim besimi dhe shprese për një të ardhme më të mirë.
Uroj që festa e Krishtlindjesh, t’ju gjejë në paqe shpirtërore, me prirje për të ndier dhe për t’u solidarizuar me ata që janë në vështirësi.
Le të jetë edhe kjo festë Krishtlindjesh një rast për të rritur shpresat dhe guximin, që t’i qasemi jetës me më shumë besim e kurajo, për ndërtimin e të nesërmes më të mirë për të gjithë.
Dashuria, komunikimi i sinqertë, besimi i ndërsjellë dhe bashkëpunimi i ngushtë vëllazëror, le të jenë themeli mbi të cilin do ta ndërtojmë të ardhmën. Gëzuar!