Lajm i fundit: Shumë ministra po marrin sonte gjërat e tyre nga zyrat

Lajmi se qeveria do të ndryshojë rrënjësisht, ku shumica e ministrave do largohen, ka bërë që disa ministra të ishin në punë këtë të dielë pasdite. Ndërkohë opozita nuk kërkon vetëm largimin e disa ministrave të akuzuar për korrupsion, por vetë ikjen e Edi Ramës si kryeministër.

Të hënën, (nesër) do të jetë mbledhja e kryesisë së PS-së, ku Edi Rama do njoftojë ndryshimin e kabinetit të tij qeveritar si dhe sipas burimëve të besueshme nuk do të jetë në kabinetin e ri asnjë deputet i mazhorancës. Pra ministrat do jenë nga radhët e Rilindjes që ka pushtuar PS-në.

Sonte disa ministra kanë marrë gjërat e tyre personale nga zyrat shtetrore. Po kështu kanë punuar me kabinetin e tyre për të rregulluar letrat e fundit, para ikjes.