LAJMI I FUNDIT/ Paditen në Prokurori të gjithë deputetët e PS-së

Votimi i javës së kaluar në Kuvend nga ana e mazhorancës kundër dekretit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë që opozita të depozitojë në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në atë të Tiranës pasi penale për të gjithë deputetët e Partisë socialiste.

Ligji për ‘tatimin mbi të ardhurat’ i kthyer nga Presidenti sipas opozitës favorizon të pasurit dhe qeveria nuk duhej t’a kishte votuar.

Opozita thekson se është shkelur rregullorja e Kuvendit duke rrëzuar dekretin e presidentit pa kaluar 12 orë nga miratimi dhe administrimi i këtij akti në Kuvend.

PD-LSI akuzojnë deputetët e mazhorancës për veprat penale ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë’ si dhe ‘shpërdorim detyre’.

Dokumenti i depozituar në institucionet e sipërpërmendura mban firmën e dy krerëve të grupeve parlamentare të opozitës, Petrit Vasilit dhe Edmon Spahos.

Pjesë e padisë së tyre janë edhe funksionarët e lartë të Kuvendit të Shqipërisë ku sipas opozitës kanë shkelur Kushtetutën në lidhje me dekretin e Presidentit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image