Leo Dicaprio detyrohet të kthejë kupën Oscar

Pasi priti një kohë të gjatë për të marrë një kupë të rëndësishme siç është ajo e cmimit “Oscar”  Leonardo DiCaprios i duhet të kthejë mbrapsht një çmim të “Academy Award”. Në fakt bëhet fjalë pikërisht për kupën që më parë i përkiste Marlon Brando.

Aktori 44-vjeçar, i cili fitoi çmimin e tij në vitin 2016 për rolin e tij në filmin “The Revenant” pas pesë nominimeve të mëparshme, u urdhërua të kthente çmimi që iu dha nga Marlon Brando. Brando e kishte marrë vetë këtë kupë në vitin 1954 për “On The Waterfront”. Kjo kupë më vonë i është dhuruar DiCaprios i një dhuratë e vendosur nga Red Granite për ta falënderuar për punën e tij në “The Wolf Of Wall Street”. Personi që e ka prodhuar këtë kupë është malazezi Jho Low.

Low është duke u hetuar për mashtrim dhe deri në përfundim të hetimit do të sekuestrohen të gjitha investimet që ai ka bërë.