LETRA/ Kallëzimi i PD dhe LSI, Prokuroria e Përgjithshme refuzon hetimin për dekretin e Metës

Prokuroria e Përgjithshme ka refuzuar kërkesën e dy kryetarëve të Grupeve të PD dhe LSI për të nisur hetimet ndaj deputeteve të maxhorancës, që votuan në seancën e fundit, rrëzimin e dekretit të Presidentit Meta për ligjin për “tatimin mbi të ardhurat”.

Krerët e Grupit Parlamentar të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i janë drejtuar përmes një letre Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Tiranës ku kërkojnë nisjen e hetimeve për deputetët e maxhorancës për akuzën e “Ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës”.

Në kërkesë theksohet se mazhoranca ka shkelur rregulloren në seancën e 20 dhjetorit, pasi brenda 12 orësh dekreti erdhi në Kuvend, dhe më pas u mblodh në shkelje të rregullores Këshilli i Ekonomisë, që rrëzoi dekretin.

Por në letrën e datës 27 dhjetor, prokurori Adnan Xholi I ka dërguar kallëzimin e PD dhe LSI, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, të cilën e vë në dijeni se hetimi duhet të behet nga kjo prokurori.

Në letrën drejtuar për dijeni edhe krerëve të grupeve të PD dhe LSI-së, Prokurori Adnan Xholi thekson se kjo kërkesë: “Pavarësisht faktit se kallëzimi penal është depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, kompetencat lëndore për trajtimin e tij nuk i takojnë kësaj zyre, por respektivisht Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sa më sipër, me cilësinë e prokurorive kompetencë ju dërgojmë kallëzimin në fjalë”, thekson letra e firmosur nga Adnan Xholi.

Pergjigjia-Prokuroria-hetimi