LEZHË/Hyrja e qytetit një panoramë shëmtuese, vjen reagimi i Eduart Ndocaj: Bashkia keqadministrohet, nuk ka prioritet investimet, por punësimin e militantëve

Ka qenë një fundjavë aktive kjo për kreun e PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili përmes rrrjeteve sociale ka zgjedhur të denoncojë gjendjen e rëndë në të cilën është degraduar infrastruktura rrugore në hyrje të qytetit të Lezhës.

Përmes një video, Ndocaj, ka akuzuar strukturat e pushtetit vendor, të cilat përtej propagandës për ta paraqitur Lezhën si atraksion turistik, nuk kanë arritur të bëjnë asgjë në përmirësimin e infarstrukturës rrugore, dhe kur kjo ndodh në hyrje të qytetit, padyshim është një panoramë e zymtë që ofron administrmi i kësaj bashkie, duke mos vlerësuar aspak prioritetet e investimeve.

Ja denoncimi i plotë që bën Ndocaj në profilin e tij facebook:

Miliarda leke rroga militantesh, hyrja e qytetit skandaloze!

Kjo eshte panorama qe te ofron qyteti Lezhe, per te gjith ata qe nuk e kane vizituar ndonjehere kete qytet historik. 
Nje rruge shume e shkurter, ne gjendje skandaloze.
Nje rruge qe me afro 1 mije euro behet e kalueshme, pasi sot eshte pothuajse e pamundur te kalosh ne te.
E c’ te themi per kete pushtet vendor me ne krye Franin kur ka lejuar katandisjen e qytetit ne kete derexhe.
E c’te themi per fshatrat , te cilet nuk kane asnje lloj investimi, ne asnje lloj fushe nga ky kryetar Bashkie.
Pa rruge, pa drita, pa uji, kohet e fundit dhe pa buke gdhihen e ngryesen keto qytetar, keto votues. 
Votat e te cileve bene qe Frani dhe shoket e tije te mbushin xhepat e te “kalerojne” popullin.
Te dashur bashkeqytetar, me besimin nga ju dua ta bej me te bukur kete qytet.
Por per kete me duhet vota juaj! 
Me Rrespekt Eduart Ndocaj .Fotografia e Eduart Ndocaj

Posted by Eduart Ndocaj on Sunday, 16 December 2018