Lezhë/Problematikat e mosfurnizimit me energji elektrike të disa fshatrave, reagon Eduart Ndocaj: Strukturat e OSHEE-së, të paafta dhe tendencioze në raport me abonentët

Ndonëse, para pak kohësh ne trajtuam shqetësimin e banorëve të disa fshatrave të Lezhës, të cilat po përjetojnë një situatë të vështirë sa i takon furnizimit me energji elektrike, sërish OSHEE-ja duket sikur e ka neglizhuar, ose më keq akoma nuk merr masat e duhuara në rikuperimin e problematikës.

Në lidhje me këtë shqetësim, ka patur dhe reagime të ndryshme, ku vecojmë denoncimin e ish-deputetit Eduart Ndocaj, i cili para ca javësh i akuzoi strukturat e OSHEE-së së Lezhës si të paafta dhe tendencioze në raport me abonentët.
Kreu i PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka vazhduar dhe sot serinë e denoncimeve të qytetarëve lezhianë, në lidhje me këtë cështje, ku përmes një publkimi në rrjetet sociale ka bërë të njohur mesazhin e mbërritur në messengerin e tij nga një qytetar i njësisë administrative Zejmen, i cili konfimonte se problematika e mosfurnizimit me energji elektrike, vazhdonte të ishte e pazgjidhur dhe se qytetarëve po u krijoheshin dëme dhe pasoja materiale.

Prej kohësh, banorët e shumë fshatrave të Lezhës ankohen për mosfurnizimin me energji elektrike, duke akuzuar për paaftësi dhe keqmenaxhim institucionin e OSHEE-së, i cili në asnjë rast nuk jep përgjigjet e duhuara.

Ja publikimi i plotë i Eduart Ndocaj: